Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Xhaçka: Njohja e Kosovës nga Serbia, domosdoshmëri për mbarë rajonin

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia që duhet të vijë nga një marrëveshje e detyrueshme, është domosdoshmëri për mbarë rajonin e Ballkanit.

Gjatë një vizite në Prishtinë të premten, ku u prit nga homologia Donika Gërvalla, Xhaçka theksoi se Shqipëria do ta mbështesë Kosovës në çdo hap të procesit të dialogut, pasi siç konsideron ajo, ky është interes kombëtar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne vazhdojmë ta mbështesim Kosovën. Në këtë kontekst, është mbështetja ndaj dialogut dhe arritja e marrëveshjes së detyrueshme që sjell njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Është domosdoshmëri për mbarë rajonin tonë. Dua ta përgëzoj Qeverinë e Kosovës për marrëveshjen e para disa ditëve, që ndihmon jo vetëm në qetësim të situatës, por edhe në nisjen e bisedimeve për arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve. Shqipëria e ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë Kosovës në çdo hap të këtij procesi, sepse ky është interes kombëtar. I mirëpresim synimet e Kosovës për anëtarësim në organizatat evropiane”, ka thënë Xhaçka.

Ministrja e Jashtme e Shqipëria ka përmendur edhe një herë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovës. Theksoi se ky proces “duket se më në fund ka hyrë në rrugën e zgjidhjeve”.

Ministrja e Jashtme e Kosovës ka thënë se në takim me Xhaçkën biseduan për shumë sfida që prekin të dyja shtetet, ndërsa e “falënderoi përzemërsisht” për vizitën e saj në Prishtinë.