Ministrja e mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka përmes një postimi në Facebook ka falënderuar forcat e kërkim-shpëtimit që për disa ditë kanë ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit të madh që e goditi zonën e Durrësit.
Ajo ka theksuar se mbi 250 specialistë nga vende fqinje, mike e partnere, iu gjendën pranë Shqipërisë që në orët e para të 26 nëntorit.
“Miqtë e vërtetë njihen në ditë të vështira dhe kurrë më shumë se këto ditë, kjo shprehje s'ka pasur kaq shumë vlerë. Mbi 250 specialistë nga vende fqinje, mike e partnere na u gjendën pranë, që në orët e para të 26 Nëntorit. Faleminderit secilit prej tyre, për kontributin dhe sakrificën gjatë operacioneve të kërkim shpëtimit. Një komb i tërë u është mirënjohës!” ka shkruar Xhaçka në Facebook.
-
Niset një ekip me mjekë e specialistë nga Shqipëria për në Turqi
-
Ushtarë nga e gjithë bota me mision në Afganistan, mbledhin të holla për Shqipërinë
-
4 mijë njerëz të angazhuar në ekipet e shpëtimit në Shqipëri
-
915 banesa të dëmtuara nga tërmetet në Shqipëri
-
FSK-ja e gatshme të ndihmojë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Marok