Me qëllim të nxitjes së rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë, liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, të mbledhur të mërkuren nga Këshilli Atlantik, janë pajtuar për veprime të guximshme. Pajtim është arritur për zbatimin e katër lirive të lëvizjes për mallra, shërbime, kapital dhe njerëz, ka thënë nënpresidenti ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Mac Ëilson, duke dhënë detaje të asaj që është arritur gjatë diskutimeve private.
Ai ka treguar në të njëjtën kohë se ka pasur pajtim për identifikimin e fondeve që do të mund të shfrytëzohen për rimëkëmbje.
“Këshilli Atlantik” është duke e organizuar një Samit virtual me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrës janë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti si dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq. Krahas tyre, në këtë samit marrin pjesë edhe liderët e Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Maqedonisë së Veriut.
Folësit kryesorë janë Avdullah Hoti, Aleksandar Vuçiq, Stevo Pendarovski, Zoran Tegeltija dhe Dragica Sekuliq. Këshilli po ashtu ka njoftuar se lidhur me këtë samit, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar për veprime praktike, për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal ekonomik.
“Jemi mbledhur për lehtësim marrëveshjeje midis gjashtë shteteve të Ballkanit si partnerë të barabartë, duke i bashkuar për herë të parë në nivel liderësh, me BE-në, SHBA-në dhe partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë ai.
Por, e dimë që gjithçka që ka të bëjë me zbatimin, ka shtuar ai.
-
Hoti, pro bashkimit të tregut rajonal
-
Hoti e Vuçiq sot në Samitin virtual të Ballkanit Perëndimor
-
Hoti në samitin e Këshillit Atlantik, merr pjesë edhe Vuçiqi
-
Kosova do ta kërkojë heqjen e plotë të masave në Samitin e liderëve BE-Ballkani Perëndimor
-
Samiti i BE-së në Shkup bën bashkë Kurtin e Vuçiqin