Partia më e madhe e opozitës në Shqipëri, ajo Demokratike u zotua të vazhdojë protestat me kërkesën e dorëheqjes së ekzekutivit dhe dorëzimin e pushtetit një qeverie teknike, e cila ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme në muajin qershor.
Me këto fjalë gazeta amerikane “Washington Post” përcjell një artikull të “Associated Press”, ku theksohet se tubimin e mijëra vetëve, Lulzim Basha e drejtoi me akuzat ndaj qeverisë socialiste të Edi Ramës se po përpiqet të manipulojë procesin e votimit, shkruan tch.
“Zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit shpresohet shumë që t’i hapin vendit rrugën drejt dritës jeshile të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit”, shkruan gazeta.
“Votimet në Shqipërinë post-komuniste”, thekson artikulli, “nuk janë vlerësuar asnjëherë nga vëzhguesit ndërkombëtarë si plotësisht të lira e të ndershme”.
-
Lubonja: Dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike do të garantonin zgjedhje më të lira në Shqipëri
-
40 ditë protesta në Shqipëri
-
Protestuesit në Shqipëri vlerësojnë se janë arritur disa objektiva madhore
-
Në Tiranë vazhdon të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama
-
Qori: Protesta nuk do të ndalet deri në dorëheqjen e Ramës