Lëvizja Vetëvendosje është radhitur si mbështetëse e kandidaturës së Blerim Rekës për president në Maqedoninë e Veriut
Sipas këtij subjekti, Blerim Reka është kandidat i duhur për president, “duke marrë parasysh gjendjen jo të mirë të popullit shqiptar atje si dhe situatën e përgjithshme ekonomike dhe politike”.
Në një komunikatë për media, Vetëvendosje thotë se të gjithë që e kanë përcjellë veprimtarinë e Rekës, kanë krijuar mendimin se ai është person me integritet dhe përgjegjësi të lartë. Ndërkaq, sipas tyre, përgatitja e tij profesionale është konfirmuar në çdo vend që ai ka punuar.
Vetëvendosje thotë se Reka ka pasur pozicion të qartë në mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar dhe përpjekjeve për liri, derisa, sipas tyre, përvoja e tij politike nuk ka munguar, duke theksuar angazhimin e tij në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Vetëvendosje shpreh bindjen se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, si dhe forcat politike shqiptare, mund të përparonin në realizimin e të drejtave të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut duke mbështetur kandidaturën për President të Blerim Rekës.
“Vota e shqiptarëve, dhe jo vetëm, për Blerim Rekën për President, do t’i mund t’i hapte rrugë disa prej ndryshimeve të nevojshme e të shumëpritura prej qytetarëve”, ka thënë Vetëvendosje.
-
Murati: Blerim Reka, kandidat konsensual për president i shqiptarëve e maqedonasve
-
Reka: Në Maqedoninë e Veriut ka ardhur koha për president shqiptar
-
Reka në Dibër thotë se ka ardhur koha për një president shqiptar në Maqedoni
-
Blerim Reka, kandidat i pavarur për president të Maqedonisë Veriore
-
LVV-ja me tre kandidatë për deputetë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut