Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV nuk ndryshon qëndrim karshi demarkacionit

Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ndërrojë qëndrim ndaj demarkacionit.

Kështu ka deklaruar deputetja e këtij subjekti politik, Arbërie Nagavci, e cila, në një konferencë për media, tha se VV-ja e mbështetë raportin e komisionit të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, në bazë të së secilit, Kosova humb territor.

“Komisioni i ri qeveritar ka dhënë material të mjaftueshëm për të vërtetuar shqetësimet e shumë qytetarëve dhe deputetëve. Nga gjetjet zyrtare, marrëveshja nuk do të duhej të vinte fare në Kuvend. Është e pakuptueshme se si një kryeministër e dërgon këtë marrëveshje në Kuvend në vend që ta dërgojë në Prokurori. I bëjmë thirrje Kryeprokurorit që të nis hetime lidhur me këtë rast”, ka thënë Nagavci, raporton KTV.

Ndërsa deputeti tjetër i VV-së, Ali Lajçi, ka deklaruar se është dëshmuar që territorit i Kosovës është rrudhur.

“Vetëvendosje e mban qëndrimin e saj, çdo tentim për ta ratifikuar këtë marrëveshje është i dështuar”, ka thënë ai.