Arbëri

VV: Nëse Ligji për RTK-në kalon në lexim të dytë, e dërgojmë në Kushtetuese

Lëvizja Vetëvendosje po e vazhdon ta kundërshtojë Projektligjin për transmetuesin publik, ku sipas tyre, qytetarët detyrohen të paguajnë faturat e tyre të rrymës 2.5 euro, nga të cilat 50 cent për çdo faturë i fiton KEDS-i.

Sipas një njoftimit për medie, sot deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani dhe Albulena Haxhiu, kanë dorëzuar zyrtarisht amendamente ku kërkohen fshirja e këtij neni dhe ndryshimi i disa neneve të tjera.

“Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar disa herë që nuk do ta lejojë grabitjen e qytetarëve të Kosovës për interesave private e klienteliste. Mbarëvajtja e Radio Televizionit Publik është jetike për Republikën tonë. Por atë e ka ngulfatur pushteti që e ka kapur dhe shtetin tonë”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.

Ata kanë thënë se do të jenë në mbështetje të qytetarëve që nuk pajtohem me këtë hajni të re, dhe në mbështetje të Sindikatave që po e kundërshtojnë atë.

Ata paralajmërojnë se nëse ky projektligj mbërrin dhe leximin e dytë të votohet, do ta dërgojnë atë në Kushtetuese.

Sipas Vetëvendosjes, përmes këtij projektligji rreth 2 milionë e 400 mijë euro të do i falen KEDS-it dhe do i zhvaten qytetarëve.