Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV: Me moratoriumin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, Kosova hoqi dorë nga shtetësia

Lëvizja Vetëvendosje kritikoi kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, të cilin e quajti jolegjitim, lidhur me Marrëveshjen e nënshkruar në Washtingon, konkretisht pikën e 15-të që ka të bëjë me moratoriumin.

Fitore Pacolli nga Vetëvendosja, tha se me këtë veprim, Kosova hoqi dorë nga shtetësia e saj.

"Ky zotim vuri në pah gatishmërinë e kësaj qeverie jolegjtime që të suspendohet nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare. Do t'i shkaktojë dëme Kosovës ky moratorium. Në pikën e parafundit të Marrëveshjes theksohet kjo. Pra kemi një kryeministër ilegal që bëri shkelje kushtetuese. Është precedent i pashembullt", tha Pacolli.

Ajo ka thënë se nuk ka asnjë shtet, që ka marrë vendim për ndalimin e aktiviteteve për anëtarësim.

“Është tejet me rëndësi për shumë fusha, e sidomos për të ndikuar tek shtetet që s'e kanë njohur Kosovën. Pse tani? Procesi i forcimit të shtetit të Kosovës për anëtarësime ka degraduar, madje edhe në anëtarësim me fusnotë. Ndërsa tani kemi hequr dorë plotësisht. E para reduktoi anëtarësimin të Kosovës me fusnotë si dhe bllokon Kosovën në shumë dimensione”, ka thënë Pacolli në konferencën e shtypit.

Edhe Nis interpelanca e Hotit, VV-ja e pyet për moratoriumin e aplikimit në organizata ndërkombëtare Arbëri Nis interpelanca e Hotit, VV-ja e pyet për moratoriumin e aplikimit në organizata ndërkombëtare

Pacolli ka shtuar se Kosova me vetëdëshirë, nuk do të aplikojë në organizata ndërkombëtare përfshirë këtu OBSH-në e UNESCO-n.

Pacolli tha se anëtarësimi i Kosovës ka të bëjë edhe me interesat e partnerëve ndërkombëtare.

"Anëtarësimi i Kosovës shkon përtej interesave të Kosovës", tha ajo.

E ndërkohë, si ka thënë ajo, fushata e Serbisë po vazhdon. Sipas saj, s'ka pasur kurrfarë garancie se Serbia të ndalojë.

"Është dorëzim i Kosovës para Serbisë", tha Pacolli.

Enver Dugolli, në anën tjetër, tha se Qeveria Hoti "është e padijshme".

Edhe Qeveria thotë se moratoriumi për aplikim në organizata ndërkombëtare s’ia ndalon edhe përgatitjet Arbëri Qeveria thotë se moratoriumi për aplikim në organizata ndërkombëtare s’ia ndalon edhe përgatitjet

"Kjo qeveri është e humbur, e padijshme dhe tejet e dëmshme. Po synojnë të vënë në gjumë qytetarët, kinse edhe për anëtarësim ne NATO", tha ai duke shtuar se kësaj qeverie më së paku i intereson anëtarësimi. Ai ka kërkuar njëkohësisht dorëheqjen e saj.

“Jo që po na afron, por po na largon nga ndërkombëtarët”.