Pas caktimit të masës së paraburgimit prej 48 orësh për shtatë aktivistë të Vetëvendosjes ka reaguar partia në fjalë.
Përmes një postimi në faqen zyrtare Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e tyre, transmeton Koha.net.
“7 aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që u arrestuan sot gjatë protestës kundër neglizhencës së Policisë së Kosovës për rastet e dhunës ndaj grave iu është dhënë masa e paraburgimit prej 48 orësh”, thotë VV.
Vetëvendosje më tutje shton se, “Policia e Kosovës dhe sistemi gjyqësor, ashtu siç po e dëshmojnë ditë e më shumë, janë vendosur në anën e krimit dhe të fortit duke e vazhduar linjën e mosndjekjes dhe dënimit të kryerësve të dhunës dhe duke fajësuar e dënuar viktimat dhe rezistuesit”.
“Ne kërkojmë që menjëherë të lirohen aktivistet e Lëvizjes dhe të dënohen e parandalohen krimet ndaj grave në Kosovë, ku vetëm 48 orët e fundit u shënuan edhe dy raste tjera të dhunës ndaj gruas”, thotë VV.
-
48 orë mbajtje për 7 aktivistët e VV-së, lirohet deputetja
-
Arrestohen 7 aktivistë të Vetëvendosjes, shkruanin parulla kundër dhunës ndaj grave
-
Vetëvendosje përjashton aktivistin që u arrestua në operacionin antidrogë
-
Një muaj paraburgim për dy të arrestuarit nga protestat në veri
-
Protestuesit thirrje institucioneve: Ndëshkoni dhunuesit