Deputetët e partisë Vetëvendosje janë deklaruar kundër kërkesës së PSD-së për seancë të jashtëzakonshme për dialogun.
Kjo pasi, siç ka thënë deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, “në shkresën që ka dërguar PSD për seancë të jashtëzakonshme parlamentare thuhet që qëllimi i kësaj seance të jashtëzakonshme është që: “... Kuvendi ynë të nxjerrë rezolutë të re me të cilën ne dëshirojmë që ta mandatojmë ekipin negociator, që ta mandatojmë platformën me të cilën negociohet...”.
“Ne nuk jemi dakord me qëllimin e kësaj seance të jashtëzakonshme. Kjo është pajisje me mandat për Thaçin që të vijojë në rrugën e njëjtë. Ndaj, së pari, nevojitet të bëhet vlerësimi i marrëveshjeve prej 2011-2017, njëra më e dëmshme se tjetra, po ashtu të diskutohet raporti 38 faqesh qeveritar i ‘arritjeve dhe sfidave të marrëveshjeve nga dialogu 2011-2017’”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, raporton Koha.net.
Së dyti, Haxhiu thotë se duhet që Kuvendi i Kosovës të përcaktojë qëllimet e Republikës sonë dhe kërkesat tona ndaj Serbisë “e cila na ka aq shumë borxh”.
“Së treti, nevojitet të vendosim për parimet dhe kushtet e dialogut të ri me Serbinë. Dhe, së katërti, pra, vetëm në fund, të mandatohet ekipi negociator, me platformë, strategji dhe udhëheqës të vetin. Nuk bën qerrja para kuajve, apo jo?”, ka përfunduar Haxhiu.
-
PSD-ja mbledh nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për dialogun
-
VV-ja druan se PSD-ja synon të legjitimojë Thaçin në krye të dialogut
-
PSD-ja s’arrin të bindë LDK-në e VV-në për seancë të jashtëzakonshme për dialogun, të hënën ka vetëm debat
-
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita të na bashkohet
-
Haxhiu: S’hyjmë në pazare, nëse refuzohemi shkojmë në zgjedhje