Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV: Kemi 50 për qind të votuesve, qeverisja jonë pa skandale

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka thënë se kjo parti e ka ruajtur përkrahjen e gjysmës së votuesve në vend, siç e ka pasur rezultatin para dy vjetësh kur mori pushtetin. Sipas Ramës, në këtë ka ndikuar “qeverisja pa skandale”.

Në “Interaktiv” të KTV-së, Rama ka thënë se sondazhet e fundit e nxjerrin VV-në “aty ku ka qenë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sondazhet që kam parë kanë qenë afër 50-përqindëshit. 47-48, aty diku. Gjithmonë para fushatës jemi më pak me rezultate. Aty nuk përfshihen votat e mërgatës e ato janë diku 5 për qind. Kemi pas 60 mijë vota të mërgatës, e mbi 80 për qind ishin pro VV-së”, ka thënë Rama duke shtuar se pret që përkrahja të rritet me “fillimin e implementimit të projekteve që ishin në planifikim e sipër”.

Rama ka thënë se në dy vjet qeverisje, Qeveria Kurti ka “prekur popullatën më shumë se secila qeveri tjetër”. Ai ka lavdëruar më së shumti qasjen në politikat sociale. Sipas tij, ka “shumë indikatorë që tregojnë se tash gjithçka është më ndryshe”.

“Kemi zero skandale. Jemi mësuar përditë të shohim skandale apo veprime korruptive. Po i harrojmë disa indikatorë, për shembull Telekomi prej 2017-s ka punuar në humbje, e tash po shohim se pas sa vitesh po operon me bilanc pozitiv. Ka investime që s’ka pasur që 10 vjet. Janë shumë projekte... Ka operim pozitiv te Telekomi, operim pozitiv te Trepça, prodhimi më i madh i KEK-ut. Projektet e mëdha janë të shumta”, ka përmendur ai si storie suksesi të Qeverisë Kurti. Ai ka përmendur telashet me shpronësime për rrugë. Sipas tij, “dëshmia kryesore i punës së mirë”, është “administrimi i duhur me nikoqirllëk të buxhetit”.

“Është hera e parë që të gjitha taksat e mbledhura i kthehen qytetarëve. Kur zgjohemi në mëngjes, nuk shohim skandale. Jemi mësuar shpejt me normalitetin e ri, ama mos të harrojmë që para dy vjetësh ka pas shumë skandale”, ka thënë ai.

Rama ka deklaruar se ikja e qytetarëve ngel sfidë e madhe, por ka thënë se me këtë problem përballen të gjitha shtetet e rajonit. Sfida i ka vlerësuar edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Rama ka thënë po ashtu se Lëvizja Vetëvendosje si parti, synon t’i afrohet përkrahjes që ka Albin Kurti si lider.

Si organizim të brendshëm, ai ka thënë se VV-ja nuk ka ndryshuar e se së shpejti do të dalë me programin e ri për zgjedhjet e 2025-s.