Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se me të marrë sërish pushtetin në vend do ta padisë Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare për Drejtësi (GJND) për gjenocidin e kryer në Kosovë.
VV-ja ka thënë se pa ndëshkimin e krimeve të luftës, nuk mund të ketë as qetësi e as paqe të qëndrueshme.
Sipas VV-së, krimet e luftës, gjenocidi e krimet kundër njerëzimit nuk janë të kaluara derisa dikush nuk merr përgjegjësi për to.
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Viktimave të Gjenocidit kujtojmë gjenocidin e fundit të Serbisë ushtruar ndaj popullsisë civile shqiptare në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-99. Mbi 13 mijë civilë të vrarë, 1643 ende të pagjetur, 20 mijë gra të dhunuara, dhe më shumë se 1 milion të dëbuar dhunshëm nga shtëpitë e tyre, janë shifra që kanë shtyrë përplot studiues të deklarojnë se ky është gjenocidi i dytë më i rëndë pas atij të nazizmit. Ne nuk harrojmë e as nuk do të qëndrojmë pasiv duke pritur që Serbia një ditë ta njeh të kaluarën e saj kriminale e të na kërkoj falje. Prioritet i Qeverisë sonë të re do të jetë padia për gjenocid kundër Serbisë në Gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë. Ne nuk i kemi asgjë borxh asaj, e ajo na ka shumë neve”, thuhet në postimin e VV-së në Facebook.
-
Qeveria tek vitin e ardhshëm do të paraqesë padi për gjenocid kundër Serbisë
-
Ekspertët druajnë se Serbia do të fitonte nga padia për gjenocidin
-
VV-ja kërkon të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë rezoluta për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë në Kosovë
-
“Pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi e as paqe”, Kosova përkujton viktimat e Srebrenicës
-
Osmani pas kërkesës së ZPS-së: Gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe ato të luftës i kreu Serbia