Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të marrë në mbledhjen e KQZ-së që në listat në broshura të largohen kandidatët që nuk janë certifikuar, dhe të mos lihen hapësira.
Sipas ri-radhitjes në broshurë, në krye të listës së LVV-së është Vjosa Osmani, që mban numrin dy. Bartësi i listës së LVV-së, Albin Kurti, nuk është certifikuar, për shkak të një dënimi që e ka nga gjykata në tri vitet e fundit.
“Lista e LVV-së e dorëzuar në KQZ është ajo që e kemi votuar në Këshillin e Përgjithshëm dhe kryesi të LVV-së. Asaj liste i prin Albin Kurti”, thuhet nga zyra për media e LVV-së.
https://www.koha.net/arberi/256867/kqz-ja-akrediton-vezhguesit-per-zgjedhjet-e-14-shkurtit/
Artikuj të ngjashëm
-
VV-ja së shpejti mbledh Këshillin, Kurti bartës i Listës dhe kandidat për kryeministër
-
Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, e PDK-ja s’ka vija të kuqe
-
Osmani: Kurti do të ketë dy zgjidhje për çështjen e presidentit
-
Partitë i publikojnë listat e kandidatëve për deputetë
-
Lëvizja Vetëvendosje publikon listën e kandidatëve për deputetë