Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar qeverisjen e LDK-së për korrupsion, nepotizëm e konkurse të kurdisura.
Në një njoftim të kësaj partie, thuhet se kjo epokë 20-vjeçare do të marrë fund më 29 nëntor.
“Podujeva si komunë me bukuri e pasuri natyrore është vend që me përkushtim do të bëhet vend i mrekullueshëm. Por, ato që i gjejmë në natyrë nuk i gjejmë në qeverisjen 20-vjeçare. Krim e korrupsion, nepotizëm e konkurse të kurdisura, ambulanta të rrënuara e arsim të shkatërruar. Kjo është mënyra e qeverisjes së deritanishme. Kjo epokë po merr fund më 29 nëntor”, thuhet në njoftimin e LVV.
Sipas të njëjtit, me Shpejtim Bulliqin e Vetëvendosjen do të ndryshojë gjendja në mënyrë drastike në Komunën e Podujevës.
“Ambulanta e shërbime për të gjithë në lagje e fshat, arsim e shkolla me infrastrukturë, konkurse transparente e me meritokraci. Krimi i organizuar e korrupsioni nuk do të gjejnë më vend. Ndryshimi në Llap po vjen e me të edhe ditë të mira që do të rregullojnë jetën e përditshmërinë e secilit qytetar pa asnjë dallim”, përfundon njoftimi.
-
VV-ja prezanton gjashtë prioritetet e qeverisjes në Podujevë
-
Bulliqi: Podujevës i është shpërblyer besimi qytetar
-
LDK-ja akuzon Bulliqin për punën njëvjeçare, ai përmend sukseset
-
Veliu: Podujeva po qeveriset nëpërmjet zhvatjes, Bulliqit i doli boja
-
LDK-ja ia numëron shkeljet ligjore të qeverisë njëvjeçare të Vetëvendosjes