Lëvizja Vetëvendosje (VV) në Prishtinë ka reaguar kundër lajmit që asamblistët e saj në Prishtinë ja kanë mundësuar kryetarit të kryeqytetit Përparim Rama që të bëjë këmbimin e pronave të ish-bashkëpunëtorëve të tij në projektin e Badovcit, ku nuk lejohen ndërtimet, me një pronë komunale që ka vlerë rreth 20 milionë euro.
Rama vetëm me asamblistët e LDK-së nuk mund ta bënte një gjë të tillë për shkak që votimi do të dështonte për mungesë votash.
Pjesëmarrja e asamblistëve të LVV-së ka mundësuar që ky vendim të kalojë.
Por Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë e ka quajtur “të rremë” lajmin, ani pse e ka pranuar që kanë marrë pjesë në këtë seancë.
Në të kaluarën, kjo parti kishte kriter tjetër gjykimin kur dikush me pjesëmarrjen dhe pa votë lejonte kalimin e një vendimi të dëmshëm.
Edhe
BE-ja shpërblen hulumtimin e KOHËS për këmbimin e pronave në Badovc
Kjo parti pati kundërshtuar zgjedhjen e Hashim Thaçit president. Për të mos lejuar një gjë të tillë ata nuk qëndronin në sallë, për të pamundësuar kuorumin.
Disa deputetë të LDK-së asokohe u deklaruan që nuk do ta votonin Thaqin për president, por qëndruan brenda, gjë që ia mundoi atij të zgjidhej president.
Vetëvendosje asokohe ngrinte dyshime që ata benë pazare me pjesëmarrjen e tyre.
Rreth tetë vjet pas, asamblesitët e LVV e shohin pjesëmarrjen ndryshe pjesëmarrjen e tyre në mbledhjen e Kuvendit komunal të Prishtinës ku u miratua vendimi për këmbim të pronave.
Në reagim ata kanë deklaruar që kanë qëndruar në sallë por e kanë kundërshtuar propozimin e Ramës për këmbimin e pronës publike me pronat private të ish-bashkëpunëtorëve të tij.
Edhe
Anulohet këmbimi i pronave në Prishtinë, prishet koalicioni qeverisës
“Për të sqaruar opinionin në lidhje me një kronikë televizive të shfaqur sonte ku asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje! fajësohen pse kanë qëndruar në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ju ftojmë ta ndiqni debatin që në emër të grupit e ka bërë asambleistja Nora Kelmendi”, thuhet në këtë reagim ani pse deklarata e asamblistët Kelmendi është e përfshirë në artikull.
Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Prishtinë është kontaktuar disa herë nga KOHA, që nga java e kaluar. Po ashtu të gjitha palët janë kontaktuar para se të dëmtohej pullazi i objektit të komunës së Prishtinës që i ka shkaktuar lëndime të renda një vajze.
Megjithatë në këtë reagimin artikullin e ndërlidhin me këtë rast .
“Atë ditë i kemi potencuar të gjitha dyshimet tona për shkelje në këtë rast. Nuk e kemi përkrahur dhe kemi thënë së është material për prokurori. Krejt kjo tendencë për ta fajësuar Lëvizjen VETËVENDOSJE! bëhet për ta larguar vëmendjen nga skandali i sotëm me kulmin e ndërtesës së komunës.”, thuhet në arsyetimin e Qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinë e cila drejtohet nga Arben Vitia.
KOHA të enjten ka raportuar se me propozim të kryetarit Përparim Rama e me ndihmën e asamblistëve të Vetëvendosjes që e bënë kuorumin, Kuvendi Komunal i Prishtinës i ka hapur rrugë këmbimit të pronës komunale me atë private të dy biznesmenëve me të cilët në të kaluarën Rama ka pasur raporte kontraktuale.
Edhe
Rama paralajmëron asamblistët nëse anulohet vendimi për këmbimin e pronave: Pasojat janë tuajat
Kryetari Rama ka qenë i angazhuar si arkitekt për ndërtimet në zonën e Badocit, në një pronë që për aksionarë ka biznesmenët Rrahman Haradini e Shaban Konxhuli. Para 4 vjetësh Rama publikisht ka deklaruar se është angazhuar nga biznesmeni Haradini për hartimin e projektit.