Lëvizja Vetëvendosje i ka përkujtuar dy aktivistët e saj, Arben Xheladinin dhe Mon Balajn, në 12-vjetorin e vdekjes së tyre.
Aktivistët u vranë gjatë protestës së 10 shkurtit të vitit 2007, të cilën Vetëvendosje e kishte organizuar kundër negociatave me Serbinë dhe pakos së Ahtisaarit.
Deputeti Glauk Konjufca, ka thënë se Mon Balaj e Arben Xheladini janë heronj të pasluftës, të cilët ranë për liri e vetëvendosje.
“Është shumë e dhimbshme që nuk e kemi Monin e Arbenin në mesin tonë, por është më e dhimbshme që nuk pati kurrë drejtësi. Njësiti prej 11 romunësh u kthye në vendin e vet dhe krejt çka është thënë nga UNMIK-u ka qenë gatishmëria për kompensim material dhe kjo na fyen të gjithëve. Ne mund të qetësohemi sadopak kur vetëm ata që e kanë bërë krimin të jenë prapa grilave”, ka deklaruar Konjufca, raporton KTV.
-
VV-ja përkujton aktivistët që u vranë nga UNMIK-u, kërkon drejtësi
-
Mbahen homazhe te pllaka përkujtimore në nderim të Arben Xheladinit dhe Mon Balaj
-
16 vjet nga vrasja, kërkohet drejtësi për Balajn e Xheladinin
-
Medalje presidenciale Balajt e Xheladinit në 15-vjetorin e vrasjes
-
15 vjet nga protesta e përgjakshme ku u vranë dy aktivistët e Vetëvendosjes