Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV-ja e akuzon LDK-në për vjedhjen e idesë së “njoftimeve mortore”

Sekretari për Media dhe Komunikim në Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i ka akuzuar për vjedhje rininë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të premten nëpër Prishtinë u vendosën “afishe mortore” për “kauzat e LVV” dhe të kryeministrit Albin Kurti nga Rinia e LDK-së. Në afishe shkruhej se këto kauza kanë vdekur.

Manxhuka në një postim në Facebook ka shkruar se kjo është ide e vjedhur nga aksioni që dikur e kishte bërë Rinia e VV-së.

“Këta edhe në njoftime mortore vjedhin. Hajna tipik. Hajna.. Në të vërtetë ka vdekur kauza e tyre e madhe e 25 gushtit 2015, ajo e themelimit të ‘Zajednicës’. Fotoja e parë është nga aktiviteti i Rinisë për VETËVENDOSJE!, më 23 dhjetor 2022, në shtatë vjetorin e shpalljes së vdekur të ‘Zajednicës’”, ka shkruar ai.

 

Artikuj të ngjashëm