Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj dy drejtorëve komunalë, Çelë Lamajt – drejtor i Shërbimeve Publike dhe Islam Ukajt – drejtor i Inspektoriateve në Komunën e Prizrenit, për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Sipas njoftimit të LVV-së, të enjten, partia në pushtet duke mos respektuar ligjet dhe rregullat në fuqi, në maj të këtij viti ka nisur asfaltimi i rrugës së Unazës së Parë të Qytetit të Prizrenit.
“Punimet kanë filluar qysh atëherë por ende nuk janë kryer në tërësi, sepse nuk kishte projekt detajues dhe leje ndërtimore, duke mos u pajisur kështu me pëlqimet dhe lejet e nevojshme, të cilat kërkohen në bazë të Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Ligjit për Ndërtim. Kjo Unazë ende pa përfunduar dhe në disa vende me asfalt të dëmtuar edhe pse i vendosur rishtas, ishte promovuar me pompozitet edhe nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, zyrtarë të shumë partiakë të PDK-së dhe zyrtarë komunalë të Komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftimin e degës së LVV-së në Prizren.
Sipas Lëvizjes, kryerja e punimeve në këtë formë, është e kundërligjshme dhe ka pasoja financiare për taksapaguesit prizrenas.
“Kjo qeverisje në secilën sferë të jetës komunale po vepron në këtë formë, duke shkelur ligjet e rregulloret në fuqi, mirëpo siç e dimë kjo formë e punëve shkelë e shko sa për t’u dukur, ka shkaktuar dëme të mëdha financiare në komunën tonë”, thuhet në njoftim.
-
Aktakuzë për keqpërdorim detyre dhe mashtrim në prokurim publik në Prizren
-
Aktakuzë ndaj zyrtares së Komunës së Prizrenit për lëshim të lejes ndërtimore
-
LVV-ja paralajmëron padi ndaj autoriteteve komunale të Prishtinës
-
LVV-ja shpalos gjetjet e Auditorit për Prizrenin, fton prokurorinë t’i hetojë parregullsitë
-
VV-ja dorëzon kallëzim penal ndaj kryetarit të Prizrenit