Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, bashkë me Alternativën, i kanë mbledhur nënshkrimet për të thirrur seancë të jashtëzakonshme.
Kërkesa është seanca të thirret për nesër në orën 12:00, ku do të diskutohet për formimin e Qeverisë Haradinaj.
KTV merr vesh se VV dhe LA nënshkrimet i kanë dorëzuar në sekretariatin e Kuvendit të Kosovës, i cili më pas ia përcjell Kryetarit të Kuvendit ndërsa ky i fundit e ka për obligim që të thërrasë Kryesinë e Kuvendit.

Artikuj të ngjashëm
-
VV-ja dhe LDK-ka thërrasin seancë të jashtëzakonshme
-
LDK-ja kërkon që të shtunën të mbahet seanca për formimin e qeverisë
-
LDK-ja e VV-ja konfirmojnë mbledhjet e nesërme të Kryesive të partive
-
VV e LDK kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në arsim
-
Vetëvendosje e LDK-ja kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për Telekomin