LDK-ja ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së re. Sipas shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kërkesa është që zgjedhja e Qeverisë së re të Kosovës të mbahet të shtunën e 2 majit
“Ju njoftoj për kërkesën e LDK-së dhe deputetëve përkrahës për seancë të jashtëzakonshme për ditën e shtunë, ora 13:00, pikë e rendit të ditës do të jetë zgjedhja e Qeverisë së Kosovës”, ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në një deklaratë para Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se koalicioni ka numrat e mjaftueshëm për formimin e qeverisë.
“Numrat i kemi. Kërkesa për seancë u bë me 61 nënshkrime. Kemi më shumë vota, por kërkesa u bë me 61 nënshkrime për seancë”, ka thënë ndër tjera ai.
Gashi ka thënë se është e drejtë e Vetëvendosjes që të dërgojë në Kushtetuese dekretin e presidentit për dhënien e mandatit për LDK-në.
-
Të dielën seanca për qeverinë e re
-
Të hënën seancë e jashtëzakonshme për buxhetin, LDK-ja: Pastaj shkojmë në zgjedhje
-
Seanca për votimin e Qeverisë Hoti nesër në orën 11:00, LDK-ja thotë se i ka votat
-
LDK-ja pret vendimin e plotë për të vazhduar me votim të Qeverisë, VV-ja nis peticion për zgjedhje
-
Përpjekja për formimin e Qeverisë, pa marrëveshje politike