Mbrëmë, persona të panjohur kanë vandalizuar veturën private të nënkryetarit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Belgjikë, Bujar Krasniqi.
Ngjarja ka ndodhur në Antwerp para shtëpisë së aktivistit dhe është qartë e motivuar politikisht siç vërtetohet nga gërvishtjet në veturë. Rasti është lajmëruar në Polici dhe është duke u hetuar, thuhet në komunikatën për medie të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ky është një sulm tinëzar ndaj pronës private i cili ka për qëllim frikësimin dhe heshtjen e qytetarëve tonë në diasporë. Kujtojmë se Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje është rritur në mënyrë të të jashtëzakonshme gjatë muajve të fundit dhe është shquar për aktivitete në denoncimin e autoritarizmit dhe shkeljeve të njëpasnjëshme të të drejtave elementare të qytetarëve nga regjimi i instaluar në Kosovë, përfshirë në rastin e Astrit Deharit.
Bujar Krasniqi deklaroi se “njerëz që deri tani i kanë shërbyer partive zhvatëse sigurisht se ndihen tepër keq se po humbin përkrahjen dhe pushtetin dita e ditës. Por një gjë dua t’i garantojë këta njerëz, që as unë e asnjë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Belgjikë e gjetiu, nuk do të ndalet së vepruari kundër të gjithë atyre që dëshirojnë ta shkatërrojnë atdheun tonë.”
-
Kryekuvendari Konjufca kërkon zbardhjen e rastit të djegies së veturës të nënkryetarit Simiq
-
Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time gjatë fushatës vitin e kaluar
-
Policia po e heton dëmtimin e varrit të Astrit Deharit
-
Dëmtohet varri i Astrit Deharit
-
Haxhiu akuzon Lushtakun se personalisht tentoi ta sulmojë eskortën e Kurtit