Derisa presidenti i vendit po vazhdon të zvarrisë thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit, Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po e shfrytëzojnë këtë kohë për diçka tjetër, raporton KTV .
Dy subjektet politike po vazhdojnë takimet në përpjekje për të harmonizuar programet e tyre për krijimin e Qeverisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDardan Sejdiu që ishte pjesë e takimit të dytë së bashku me kreun e partisë, Visar Ymeri dhe dy nënkryetarët e LDK-së Avdullah Hoti e Lutfi Haziri, thotë se ekziston një gatishmëri nga të dyja partitë për bashkëpunim.
Sejdiu thotë se Albin Kurti do të udhëheqë me qeverinë e ardhshme, derisa ka shtuar se kjo varet edhe nga dështimi i koalicionit PAN për krijimin e Qeverisë.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se pavarësisht dallimeve programore me Vetëvendosjen, ka përafrim të qëndrimeve.
Mosthirrja e seancës sipas Artan Muratit nga KDI-ja, mund të jetë edhe për shkak të mungesës së numrave të koalicionit PAN.
Vetëvendosje dhe LDK-ja e kanë kundërshtuar çdo mundësi të bashkëpunimit me koalicionin PAN, derisa pjesë e saj është PDK-ja.