Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin, ka thënë sot se “Ushtria e Serbisë e vëzhgon me kujdes gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës” dhe se “mban llogari për sigurinë e çdo serbi në pajtim me Rezolutën 1244”.
Këto deklarata ai i bëri pas disa paralajmërimeve të Ministrisë së Jashtme gjermane se gjendja në veri është e “tensionuar”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne u jemi drejtuar shërbimeve kompetente në Gjermani me kërkesën që, nëse ka ndonjë informatë, edhe ne te pranojmë një informatë të tillë”, ka thënë Vulin para gazetarëve, raporton “Vesti”.
“Kurdo që kemi më shumë njohuri për këtë temë, do të jemi në gjendje të komentojmë dhe të flasim më shumë, por edhe qytetarët tani në veri të Kosovës e Metohisë duhet ta dinë se Ushtria e Serbisë është e vëmendshme për situatën, se mbajmë llogari dhe përpiqemi, në kuadër të Rezolutës 1244, për sigurinë e secilit serb dhe të të gjithë qytetarëve që jetojnë në territorin e Kosovës dhe Metohisë. Ushtria e Serbisë do të vazhdojë të monitorojë me kujdes situatën e sigurisë”, tha ai, transmeton Koha.net.