Ushtria e Serbisë po i përcjell me kujdes të gjitha zhvillimet me interes për sigurinë në hapësirën Kosovës dhe është e gatshme për çdo gjë që mund të ndodhë, transmeton Koha.net.
Kështu ka thënë ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin lidhur me disa shkrime në mediet serbe, për siç kanë thënë ato, planet e Kosovës që me aleatët e NATO-s ta marrin kontrollin në vendkalimet në veri të Kosovës.
“Në hapësirën e Kosovës, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB-së, përgjegjësinë për ata që jetojnë në krahinën tonë jugore, e ka KFOR-i. Presim nga pjesëtarët e tij ta përmbushin misionin e vet”, citon “novosti” të ketë thënë Vulin.
Kjo gazetë shton se Beogradi, përmes kanaleve jozyrtare ua ka tërhequr vërejtjen “lojtarëve” më të rëndësishëm europianë nga rreziku i efektit domino nëse ndodh që Kosova ta marrë veriun.
-
Sipas ministrit serb të Mbrojtjes, Kosova po armatoset nga e gjithë bota
-
Platforma e Kosovës e vë në gatishmëri Ushtrinë e Serbisë
-
Serbia po e armatos intensivisht ushtrinë
-
Serbia po i përcjell “me kujdes e shqetësim” zhvillimet në Kosovë
-
Vulin: Ushtria serbe, e gatshme të mbrojë jetët e serbëve në Kosovë