Ministri për Punë dhe çështje sociale i Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi të premten me rastin e thirrjes së nënkryetares së Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek se Beogradi duhet të tërheqë aktakuzën e vjetruar kundër Ramush Haradinajt, se ajo duhet ta di se krimet e luftës asnjëherë nuk vjetrohen.
“A do të thoshte zonja Lunaçek në vendin e saj se nuk duhet ndjekur nazistët, pasi kanë kryer krime para 80 vjetësh? Haradinaj është në liri, sepse të gjithë dëshmitarët në rastin e tij janë vrarë dhe nuk duhet të mbetet në liri, pasi që do të vriten edhe dëshmitarët e mbetur, ndërsa faktet materiale janë shkatërruar”, ka thënë Vulin për agjencinë e lajmeve serbe Tanjug, përcjell ksp.
Artikuj të ngjashëm
-
Vulin: Haradinaj e ka filluar dëbimin e serbëve, por s’e ka përfunduar
-
LDP: Vulin mbron krimet e luftës në Kosovë, të shkarkohet
-
Lazareviq e ka kryer burgun, Haradinajn e pret burgu, sipas Daçiqit
-
Rreth Kosovës, Vulin “ia kthen fjalën” ambasadorit amerikan në Beograd
-
Shteti serb krenohet me kriminelin e luftës së Kosovës