Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDP: Vulin mbron krimet e luftës në Kosovë, të shkarkohet

Partia opozitare Liberal – Demokratike (LDP) e Çeda Jovanoviqit ka kërkuar shkarkimin i ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, për shkak të planit që të dënuarit për krime lufte në Kosovë të kthehen në ligjërues të Akademisë Ushtarake, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.

Në komunikatën e kësaj partie thuhet se Vulin duket se mandatin e tij të ministrit të Mbrojtjes e ka kuptuar si rast për amnestimin e atyre “që e kanë turpëruar emrin e Serbisë dhe që janë dënuar për veprat më të rënda penale”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pas marrjes pjesë në kremtim me gjeneralët të cilët janë dënuar nga Tribunali i Hagës me burgim për shkak të përgjegjësisë për krime në Kosovë, vazhdohet me provokimet e ministrit të Mbrojtjes i cili nuk e fsheh më dëshirën për relativizmin e përgjegjësisë së atyre fajësia e të cilëve është argumentuar”, thekson komunikata, transmeton Koha.net.

Kjo parti thotë se sot nuk mund të flitet për modernizimin e shtetit dhe njëkohësisht të injorohet fushata që ka për qëllim të fundit ndryshimin e historisë së afërme, dhe kështu “pjesëtarët e dënuar të Ushtrisë së Serbisë duhet të bëhen heronj e martirë që na mësojnë se si luftohet me nder për atdheun tënd, ndërsa bëhet fjalë për individë të cilët gjatë luftërave në hapësirën e ish-Jugosllavisë kanë cenuar autoritetin e Ushtrisë”.

LDP për Vulinin thotë se është promotor dhe mbrojtës i krimeve të luftës.

Shkarkimi i Vulinit nuk është çështje e luftës politike, porse duhet me urgjencë të ndërpritet përkrahja ndaj strukturave ekstremiste, të trimëruara me sjelljet e Vulinit, citon B92 komunikatën, transmeton Koha.net.