Ministri serb për Punë e çështje të luftës, Aleksandar Vulin, ka reaguar me kërcënime ndaj deklaratës së Ramush Haradinajt i cili dje kishte thënë se bashkësia ndërkombëtare do të duhej të rregullonte punët ndërmjet Kosovës e Serbisë, transmeton Koha.net.
“Vetëm se Haradinaj duhet të kuptojë se serbët në Kosovë nuk janë pengje pa mbrojtje, se koha e Walkerit dhe e Reçakut të shpifur ka shkuar dhe se luftërat që po i nxit do t’i duhet t’i udhëheqë vetë, pa gjithë botën pas vetes”, citon tanjug të ketë thënë Vulin lidhur me deklaratën e liderit ë AAK-së .
“Në luftën shkuar Haradinaj ka vrapuar para Ushtrisë serbe, në luftën e ardhshme do të zvarritet”, ka thënë Vulin.
Artikuj të ngjashëm
-
Ramadani: Ndërkombëtarët s’duhet të heshtin ndaj kërcënimeve të çmendura të Vulinit
-
Vulin: Po hyri në veri, Ushtria e Kosovës do të ketë disfatë dhe humbje
-
Vulin: Haradinaj e ka filluar dëbimin e serbëve, por s’e ka përfunduar
-
Vulin: Serbia nuk negocion me armë të drejtuar në ballë
-
Vulini e quan të drejtë përdorimin e pezhorativit “shiptari” për shqiptarët