“[Presidenti serb, Aleksandar] Vuçiq ka treguar se di si të ruhet sovraniteti i Serbisë dhe i serbëve në Kosovë e Metohi, por a e di Ambasadori i Francës se çka shkruan në marrëveshjen e Brukselit”, ka pyetur ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, duke i reaguar intervistës së sotme të Ambasadorit francez në Beograd, Frederic Mondoloni.
“A e di ai se Prishtina ende s’e ka formuar Asociacionin e komunave serbe dhe se po tenton ta zhbëjë gjykatën për krime lufte të UÇK-së para se të nis punën? Kur vetëm po flet për rrugët e së kaluarës, a e di ai se në Kosovë e Metohi, nga ardhja e bashkësisë ndërkombëtare, janë vrarë mbi njëmijë serbë dhe se për vdekjet e tyre askush nuk është përgjigjur”, ka thënë Vulin, transmeton Koha.net.
Ai thotë se Serbia nuk është koloni e as pronë tej-oqeanike.
-
Asnjë reagim nga QUINT-i për kërcënimet e Vuçiqit ndaj Kosovës
-
Vuçiq: KFOR-i gënjen, le ta lexojë Marrëveshjen e Brukselit
- Vulini s’ndalet as pas deklaratës për Reçakun, akuzon Kosovën për destabilizim
-
Vuçiq: Do të kërkojmë mbrojtjen e serbëve edhe në Bruksel
-
Sipas ministrit serb të Mbrojtjes, Kosova po armatoset nga e gjithë bota