Deklarata e e ministreshës në largim Edita Tahiri se dyshon në sinqeritetin e nismës së presidentit të Serbisë (Aleksandar Vuçiq) për dialogun e brendshëm rreth Kosovës është e dëmshme për Kosovën dhe qytetarët tanë, thuhet në reagimin e kryetarit të Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Sllobodan M.Vujiçiq.
Konsiderojmë se zyrtarët e Kosovës nuk do të duhej publikisht të marrin konkluzione negative rreth rrjedhës së dialogut para se dialogu në Serbi të përfundojë, transmeton Koha.net. Pas kësaj t’ua lëmë dy presidentëve, Vuçiq e Thaçi, me ekipet e tyre dhe ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare të gjejnë zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Beogradit e Prishtinës zyrtare.
Malazezët nga Kosova janë optimistë dhe besojmë se në një të ardhme të afërt kjo zgjidhje do të arrihet meqë është në interesin e Serbisë, Kosovës dhe për paqen e qëndrueshme në Ballkan, thuhet në reagimin e kryetarit të Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Sllobodan M.Vujiçiq.
-
Në prag të rinisjes së dialogut, Serbia sforcon fushatën kundër Kosovës
-
Tahiri: Kurti fali Millosheviqin e Vuçiqin
-
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e quan konflikt-nxitëse gjuhën e Vuçiqit kundrejt Kurtit
-
Retorika e Vuçiqit në raport me Kosovën – fushatë zgjedhore
-
Tahiri: Kurti u tregua inferior në takimin e parë me Vuçiqin