Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiqi sonte takohet me Borrellin e Macronin, thotë se pala kosovare s’dëshiron të flasë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nesër (të premten) në seancën e Këshillit Evropian temë do të jetë edhe Kosova.

Vuçiq ka thënë se delegacioni i Serbisë në Granada është takuar me 25 liderë botërorë, dhe se ai pret që sonte të takohet edhe me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell dhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

“Patëm biseda të vështira. Biseduam si delegacion me rreth 25 liderë botërorë. Unë pres sonte të takohem edhe me Borrellin e Macronin. Pres të takohem edhe me Mitsotakisin. Nesër në seancën e Këshillit Evropian temë do të jetë Kosova e M., disa do të mundohen të flasin për Serbinë në mënyra të ndryshme”, ka thënë Vuçiq, raporton “B92”.

Ai ka thënë se do të ketë më shumë informacione më vonë sonte, pas takimit me Borrellin e Macronin.

Sa i përket takimit me delegacionin e Kosovës, Vuçiq ka thënë se “ata nuk duan as të flasin”.

Edhe Vuçiq thotë se me Scholzin do të bisedojë për Kosovën Arbëri Vuçiq thotë se me Scholzin do të bisedojë për Kosovën

“Nuk kam biseduar me Prishtinën, e as që dojnë të bisedojnë. Nuk e di çfarë përparime flasim. A është e lehtë e mirë, jo nuk është”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten ka thënë se së pari pret që t’i vendosen sanksione Serbisë për sulmin në Banjskë më 24 shtator, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe u lënduan tre policë. 

“Nuk ka arsye për t’u takuar para se të ndërmerren sanksionet ndaj Vuçiqit, fillimisht sanksionet dhe më pas mund të flasim për të tjerat”, tha Osmani.

Vuçiq është pyetur edhe për deklaratat e ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Rohde ka thënë se sulmi në Banjskë ishte sulm ndaj integritetit territorial të Kosovës.

“Të thuash se ne po sulmojmë integritetin territorial të dikujt që nuk është anëtarë i OKB-së, ndërsa ju po shkatërroni dhe shpërbëni integritetin territorial të një vendi të njohur me Kartën e OKB-së me rezolutën e vlefshme 1244, është pak hipokrizi. Ajo flet për standarde të dyfishta dhe standarde të dyfishta ndaj Serbisë, por ne jemi mësuar me këtë”, tha Vuçiq.

Vuçiq ai është pyetur edhe për kërkesat që t’i vendosen sanksione Serbisë.

Ai ka thënë se Serbia kurrë nuk ka avokuar “që t’i vendosen sanksione Prishtinës dhe se nuk interesohet për gjëra të tilla”.

Ai ka thënë se “dëshiron përparim në dialog dhe arritje të një zgjidhje kompromisi e të mos paraqiten ëndrra e pastaj të mos ndodh asgjë”.

Edhe Kurti-Vuçiq, sot takimi i parë pas rastit të Banjskës Arbëri Kurti-Vuçiq, sot takimi i parë pas rastit të Banjskës

Ndërkohë nga gazetarët e huaj Vuçiq është pyetur nëse Serbia e ka pasur synim ta sulmojë Kosovën më 24 shtator në Banjskë.

“Jemi shtet që do të mbajë paqe e qetësi. Jam i sigurt për këtë. Kemi ulur prezencën ushtarake afër linjës administrative me Prishtinën nga 8500 te 4400. Dukshëm. Sot njerëzit tanë shkuan së bashku me përfaqësuesit evropianë dhe amerikanë për të parë këtë dhe të konfirmohet”, tha Vuçiq, që shtoi se Serbia dëshiron ta vazhdojë rrugën evropiane.