Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq është i vetmi lider i Ballkanit Perëndimor që po merr pjesë në Samitin botëror kushtuar ndryshim ti të klimës i cili me iniciativë të kryetarit francez Emmanuel Macron po mbahet në Paris.
Vuçiq në margjina të samitit ka folur, me ironi ose me dykuptimësi , siç di të bëjë shpesh, edhe për ecjen e vendit të tij drejt BE-së, transmeton Koha.net.
Siç njofton “vecernje novosti”, Vuçiq ka thënë:
“Nëse Serbia nesër ia heq sanksionet Rusisë dhe e njeh pavarësinë e Kosovës, do të shihnit se do të bëheshim kampionë në mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve e po atë ditë e pavarësia në gjyqësor do të lulëzonte. Por ata në Bruksel e bëjnë punën e vet, e puna jonë është Serbia”.
Ai e ka njoftuar opinionin serb se Macron gjatë verës së ardhshme do ta vizitojë Serbinë.
-
Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE
-
Vuçiq: Në Berlin vetëm Serbia e kundërshton pavarësinë e Kosovës
-
Vuçiq: Nëse dialogu zhvillohet vetëm për ta njohur Kosovën, atëherë mirupafshim
-
Vuçiq pret tërheqje të reja të njohjes së pavarësisë së Kosovës
-
Vuçiq: Evropa më respekton më shumë mua se çdo lider tjetër të rajonit