Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur pas një takimi me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, në Bruksel, ka thënë se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës apo, siç u shpreh ai, “Beogradit dhe Prishtinës” do të vazhdojë, por gjithsesi nën patronazhin e Bashkimit Evropian e jo të dikujt tjetër.
Vuçiqi në këtë mënyrë i është referuar kërkesës së dëgjuar në Kosovë që edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshihen si ndërmjetësuese në këtë dialog i cili tash e gjashtë vjet zhvillohet në Bruksel, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi nuk përmendi ndonjë afat kohor se kur do të mundë të zhvillohej takimi i radhës. Kjo është bërë edhe më e paqartë pasi tashmë synohet që dialogu të ngrihet në nivel të presidentëve.
Presidenti i Serbisë në Bruksel të mërkurën ka pasur takim me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ndërsa më vonë është takuar edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe ka folur edhe para ambasadorëve të vendeve anëtare në Këshillin e Atlantikut të Veriut.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.