Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiqi i drejtohet kombit serb pas formimit të Ushtrisë së Kosovës

Foto: Qeveria e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do t’i drejtohet popullit serb, sonte me rastin e situatës së krijuar në Kosovë, pasi kjo e fundit me miratimin e tri ligjeve i dha mandat mbrojtës Forcës së vet të Sigurisë.

Ai pritet që të zhvillojë bisedë ne orën 20:00.

Gjatë ditës është raportuar se ai ka qëndruar në një distancë 5 kilometra larg Kosovës.

RTS ka njoftuar se Vuçiqi, njëherësh komandanti suprem i Ushtrisë, ka “vizituar njësitë e ushtrisë serbe në një vend të panjohur”.

Vuçiqi ka thënë se do të vazhdojë të vizitojë pjesëtarët e forcave të armatosura.

Edhe Vuçiq viziton formacione ushtarake në vend sekret, Stefanoviq thotë se xhandarmëria është gati Arbëri Vuçiq viziton formacione ushtarake në vend sekret, Stefanoviq thotë se xhandarmëria është gati

Në anën tjetër, Tanjug njofton se ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, vizitoi sot oficerët e xhandarmërisë në bazën në Lipovica, siç thuhet për t’u bindur për gatishmërinë e tyre luftarake.

“Anëtarët e xhandarmërisë dhe të gjitha njësitë e tjera organizative të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë të gatshme të kryejnë të gjitha detyrat që shteti imponon, për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve dhe për të kundërshtuar çdo lloj kërcënimi për stabilitetin e vendit tonë”, theksoi ministri Stefanoviq.