Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka vlerësuar se kur bëhet fjalë për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës nuk është optimist sa i përket vazhdimit të të njëjtit, dhe kjo nuk ndodh vetëm shkaku i mungesës së qeverisë në Prishtinë.
“Ajo që ekzistonte si mundësi, tani s’është më sepse interesat e fuqive të mëdha ishin më të rëndësishme sesa popujt e vogël ballkanik”, tha Vuçiq në një intervistë për gazetën serbe, Blic, transmeton KTV.
Në pyetjen se çfarë nënkuptonte kjo ide, thotë se bashkësia ndërkombëtare nuk e di se cila është zgjidhja për dialogun mes Prishtinës e Beogradit.
“Por për ne është me rëndësi të ruajmë paqen dhe këtë do ta bëjmë” tha ai.
Vuçiqi komentoi se kurrë në jetë nuk është takuar me Albin Kurtin derisa nuk është i fascinuar me qasjen e tij, siç tha ai, marksiste.
“Në çdo rrethanë do të isha kundër asaj çfarë thotë ai edhe në aspektin ekonomik, se lëre më për raportet mes serbëve e shqiptarëve” përfundoi presidenti.
-
Vuçiq: Nuk pres asgjë prej Kurtit, pos drama dhe britma
-
Vuçiq nuk është shumë optimist për bisedimet e të martës në Bruksel
-
Vuçiq: S’ka fort mundësi të bisedohet me Kurtin, menjëherë flet për Millosheviqin
-
Vuçiq: Duke i njohur Kurtin e Prishtinën, nuk jam optimist për takimin e ardhshëm
-
Vuçiqi nuk beson se do të takohet me Kurtin në Paris