Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiqi e do Kosovën në “Mini-Schengen” pa çështjet statusore

Beograd, 22 nëntor – Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha sot në Beograd se “Mini Schengeni” është nismë rajonale në ekonomi e tregti, por nuk është alternativë për hyrje në BE dhe është i bindur që në këtë nismë të jenë të gjitha anëtaret e gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor dhe që vendet e rajonit të sillen pa presione nga jashtë si evropianë, transmeton Koha.net raportimin e mediave të Beogradit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u shpreh se Serbia e do Kosovën në “Schengenin e vogël” pa çështjet statusore, që sipas fjalëve të tij, kjo që ka ndërmarrë rajoni, është nisma më e mirë.

Vuçiqi pas takimit me homologun maqedonas Pendarovski theksoi se Serbia dhe Maqedonia e Veriut, përveç dallimeve rreth pavarësisë së Kosovës, nuk kanë çështje tjetër të hapur.

Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski ndodhet për vizitë zyrtare në Beograd.