Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se me Serbinë askush nuk mund të flasë me gjuhën e ultimatumit e kërcënimit dhe se, sipas tij, përkundër të drejtës publike ndërkombëtare, po Serbisë po caktohet pranimi vetëm i asaj që është interes shqiptar, transmeton Koha.net.
Ai ka shtuar se “ne do ta vazhdojmë rrugën, por ka theksuar, rrugën e vështirë, sepse aty është kapitulli 35 që ka të bëjë me Kosovën” e kusht të ngjashëm nuk ka pasur asnjë vend, por shpresoj se edhe këtu do të gjejmë zgjidhje” (asnjë shtet i pranuar në BE nuk ka pasur raste si Kosova).
në një konferencë shtypim e kryetarin qipriot Nikos Anastasijadis, ka theksuar se Qiproja është njëri nga vendet e BE-së i cili më së fuqishmi dhe më së qarti mbron integritetin territorial të Serbisë dhe për këtë ai e ka falënderuar për qëndrimin rreth Kosovës.
Siç njofton tanjug, ai ka thënë se Serbia është e gatshme të bisedojë me të gjithë, se përpiqet të ketë marrëdhënie të mira, porse, sipas tij, të gjithë duhet ta dinë se i vlerësojmë dhe i respektojmë ata që kanë qenë pranë nesh në situatat më të vështira.
Vuçiqi i ka treguar kryetarit qipriot se çfarë po ndodh rreth Kosovës, rajonit dhe se Serbia është e interesuar për zgjidhjen e problemit të Kosovës.
-
Vuçiq: Kosova është pjesë e Serbisë sipas Kushtetutës dhe ‘drejtësisë së Zotit’
-
Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë
-
Vuçiq vazhdon ta vuajë që Mali i Zi e ka pranuar pavarësinë e Kosovës
-
Vuçiq për Kosovën: Tani do të kishim me çfarë të shkonim në luftë, por nuk dua luftë
-
Sorensen: Takime të mira me Vuçiqin, rreth përparimit në zbatimin e Ligjit të Kosovës për të huajt