Edhe pse qytetarët para Kuvendit të Serbisë i priste një transparent “Beogradi është me Vuçiqin”, anëtarë të grupit parlamentar “Për shpëtimin e Serbisë – Serbia e Re”, Sanda Rashkoviq Iviq dhe Dijana Vukomanoviq hynë në ndërtesën e Kuvendit serb me mbishkrimet “Nuk është presidenti im”.
Në seancën e betimit të presidentit të ri serb, Aleksandar Vuçiq, atyre iu bashkuan edhe deputetë tjerë, si Gjorgje Vukadinoviq dhe Lubisha Ristiq me të njëjtën porosi, raporton Koha.net.

Transparentë të ngjashëm bartnin edhe pjesëtarët e lëvizjes “Dveri”.
Përveç mbishkrimeve “Nuk është presidenti im”, deputetët protestues mbanin në duar edhe të tjera, si: “Nuk dua tradhtar për president”, “Marrëveshja e Brukselit është tradhti”, “Hajni nuk urohet për vjedhje”, “E ke shitur Kosovën”, e të ngjashme.
Ndaj këtyre protestave, presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, reagoi duka ua dërguar një puthje me dorë.

-
Betohet kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq
-
Vetëvendosje: Serbia s’është e interesuar për normalizim
-
Vuçiq: Po shtiren të befasuar nga propozimi evropian, por unë personalisht ua lexova atë në Kuvend
-
Vuçiqi tregon “të këqijat” e planit evropian dhe rreziqet nëse ai nuk pranohet
-
Lista Serbe duartroket Vuçiqin në seancën e Kuvendit të Serbisë