Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiqi thotë se i druhet konfliktit në Kosovë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në Kosovë do të ndodhë diçka që “nuk e kemi parë më parë”, ndërsa situatën aktuale e vlerësoi si më të vështirën deri më tani.

“Kam frikë nga destabiliteti, madje edhe nga konfliktet e mëdha, sepse e di që serbët nuk mund të durojnë më, derisa ky [kryeministri i Kosovës, Albin Kurti] ëndërron të jetë [presidenti i Ukrainës, Volodymyr] Zelensky”, tha Vuçiq për televizionin Pink të Serbisë.

Ka shtuar se Kurti dëshiron që me çdo kusht ta destabilizojë situatën në Kosovë.

Vuçiqi ka thënë se shënjestër e Kosovës nuk është ai, por Serbia.

“Vetëm ajo Serbi që nuk i mbron interesat e popullit serb është e përshtatshme për Kosovën”, ka thënë ai.

Edhe Vuçiqi thotë se të gjithë po përgatiten për luftë Rajon Vuçiqi thotë se të gjithë po përgatiten për luftë

Deklarata e tij vjen pasi Policia e Kosovës u ndihmoi kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, të futen në zyrat e tyre komunale, më 26 maj.

Ky veprim u kundërshtua ashpër nga popullata vendase serbe, e cila u përlesh me policinë.

“Sonte kam marrë lajme nga zyrtarët evropianë se janë të shqetësuar për ngjarjet e mundshme nesër, sepse serbët patjetër do të protestojnë dhe do të kërkojnë kthimin e objekteve të tyre të uzurpuara”, tha Vuçiq.

Bashkësia ndërkombëtare e dënoi vendimin e Qeverisë së Kosovës që kryetarët e komunave të hyjnë me forcë në ndërtesat komunale dhe u bëri thirrje autoriteteve që të ushtrojnë përmbajtje dhe të tërhiqen.

Aleanca ushtarake e NATO-s, gjithashtu, u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që menjëherë ta shtensionojnë situatën në veriun e banuar me shumicë serbe.

Edhe Serbia me ekip që do të lobojë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE Arbëri Serbia me ekip që do të lobojë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se i kupton shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë, por shtoi se çdo opsion tjetër do të ishte “mospërmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë ndaj kryetarëve të rinj”.

Këta kryetarë dolën nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, të cilat u bojkotuan nga komuniteti serb.