Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot ka pritur zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.
Ai, siç njoftojnë mediat serbe, atyre u ka thënë se kapitulli më i vështirë për Serbinë dhe njëri nga kushtet e anëtarësimit të saj në BE është Kapitulli 35, që i kushtohet Kosovës, transmeton Koha.net.
Vuçiq ka shtuar se tash për tash njohja e Kosovës nuk është në rend dite të takimeve ndërmjet zyrtarëve serbë e atyre të BE-së.
Sipas tij, kjo kërkesë e BE-së vështirë se do të mund të ndodhë të paktën përderisa pesë anëtarët e BE-së nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.
Kryeministri serb njëkohësisht është ankuar se për pranimin e Serbisë në BE ka më shumë kapituj për negocim se sa për vendet tjera që tashmë janë pranuar.
-
Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE
-
Vuçiq: Evropa po na kërkon në heshtje ta njohim Kosovën
-
Vuçiq: Pres takime të vështira në Bruksel
-
Vuçiq: E qartë se Kurti nuk dëshiron marrëveshje për Asociacionin
-
Vuçiq: Njohja e Kosovës dëshirë e BE-së e jo e Serbisë