Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq shtyn për në maj publikimin e propozimit të tij për Kosovën

Foto: Koha

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar shtyrjen për në maj të propozimit të tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Siç bëhet e ditur nga mediet serbe, kjo vjen nga shkaku i situatës së krijuar ditëve të fundit, ndonëse ishte paraparë që propozimi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës të ndodhte në fillim të prillit.

Në rast të rrëzimit të Qeverisë kosovare, që do të mundë të ndodhë me daljen e “Lista Serbe” nga koalicioni, vërteton teori të ndryshme lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, që do të mund të shtyhej, ngase as Beogradi e as Prishtina nuk kanë mundur të marrin atë që kanë dëshiruar nga faktorët më të fortë ndërkombëtarë", thuhet në mediet serbe, transmeton televizioni publik.

Siç dihet, dje Lista Serbe ka deklaruar se braktis institucionet e Kosovës dhe njëkohësisht paralajmëroi themelimin e AKS-së më 20 prill.