Beograd, 19 qershor – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte planifikuar që më 16 qershor t’i drejtohej opinionit përmes Radio Televizionit publik të Serbisë dhe të bëjë publike ofertën e marrë nga Perëndimi për Kosovën, por këtë datë e shtyri për arsye të rastit të gazetarit Stefan Cvetkoviq, shkruan sot e përditshmja e Beogradit, “Danas”, transmeton Koha.net.
Sipas burimeve të kësaj gazete, Vuçiq nuk ka hequr dorë nga qëllimi që së shpejti të flasë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por Kampionati Botëror i Futbollit sërish do të mund të shtynte vënien në jetë të këtij plani.
Ende nuk është marrë vendim nëse presidenti do të flasë për Kosovën gjatë kohës sa mbahet Kampionati Botër apo pas përfundimit të tij, meqë fitohet përshtypja e askush nuk dëshiron të dëgjojë për Kosovën gjatë zhvillimit të Botërorit, pohojnë burime të “Danasit”, transmeton Koha.net.
-
Serbia në qershor me propozimin për Kosovën
-
Vuçiqi e shtyn edhe për disa javë paraqitjen e propozimit për Kosovën
-
Vuçiq shtyn për në maj publikimin e propozimit të tij për Kosovën
-
Vuçiqi: Kurti qëllimisht po e vonon takimin me mua në Bruksel
-
Vuçiq: Pres nga Perëndimi propozimin për uljen e tensioneve me Kosovën