Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka theksuar sot se Prishtina po pret momentin nëse dhe kur do ta pushtojë trafostacionin e Valaçit në veri dhe se i lutet që të mos e bëjnë këtë, transmeton Tanjug.
Për paralajmërimin e tij të mëhershëm se më 6 nëntor autoritetet kosovare mund të pushtojnë veriun e Kosovës dhe ta marrin Valaçin, Vuçiq ka shpjeguar sot se ka thënë se nga 6 nëntori, kjo mund të ndodhë për shkak të qëndrimit ndaj KOSTT-it.
"Ata do të kërkojnë arsye për tarifimin e energjisë elektrike në veri. Ata do të përpiqen ta përdorin atë në një moment për të arritur disa qëllime të tjera politike që nuk kanë të bëjnë me energjinë. I lutem të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq tutje shtoi se është në rregull që opozita ta mbështesë Kurtin.
“Fakti që opozita mbështet Kurtin është mirë, por lloji i sulmit ndaj serbëve se ata janë kriminelë, tregon se sa pak duhet për të poshtëruar veten dhe për të lajkatuar dikë jashtë vendit”, potencoi presidenti serb.
-
Vuçiq: Më 6 nëntor do të ketë aksion të ri në veri, katastrofike për ne
-
Vuçiq - Kosovës, Kroacisë e Bosnjës: Kot shpresoni, Qeveria në Serbi nuk ndërrohet
-
Presidenti i Serbisë thotë se më 14 ose 15 gusht do të hapet “dhunshëm” ura në Mitrovicë
-
Vuçiq: Kurti po provokon, dëshiron të na kthejë kundër NATO-s para zgjedhjeve në SHBA
-
Serbia me ekip që do të lobojë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE