Udhëheqësi shtetëror serb Aleksandar Vuçiq ka aluduar për mundësinë e ndërprerjes së bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve Serbi ë Kosovë, transmeton Koha.net.
Të paktën kështu del nga një deklarim i tij për televizionin publik të Serbisë.
"E jona është të provojmë së biseduari e të arrijmë kompromisin. Për këtë arsye u kam thënë shqiptarëve – nëse ju flisni çdo ditë dhe nëse dikush nga bota pret se ne do t’ua japim të gjitha e si kompensim të mos marrim asgjë, e ju të fiton të gjitha, ju falënderoj dhe mirupafshim", ka thënë ai.
Disa funksionarë të tyre (shqiptarë) tashmë kanë thënë “në rregull është, mirupafshim mirë”ka shtuar Vuçiq dhe ka shtuar:
"Vetëm ju lutëm thojeni këtë publikisht dhe këtë le ta thonë ata që marrin vendime e jo fiçfiriçët e tyre dhe kur ata e marrin këtë vendim, atëherë ne do t’iu themi faleminderit dhe mirupafshim", tha Vuçiq.
Edhe
Reuters: Vuçiqi synon postin e kryeministrit dhe vendosjen e një aleati të tij në postin e presidentit
Duke treguar se Kosova ka qenë temë e paevitueshme në Davos, Vuçiq ka theksuar se “e jona është të provojmë të flasim dhe të arrijmë kompromis dhe të humbasim atë që detyrohemi”, transmeton Koha.net.
"Kjo do të thotë që të mos humbasim atë që nuk guxojmë ta humbasim, e që, po e definoj nëse doni, të humbasim atë që detyrohemi. Mendoj se kjo është një gjë normale, racionale", ka thënë ai.
-
Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë
-
Serwer: Vuçiqi po pret mundësinë për ta marrë veriun e Kosovës
-
Vuçiq për Kosovën: Tani do të kishim me çfarë të shkonim në luftë, por nuk dua luftë
-
Sorensen: Takime të mira me Vuçiqin, rreth përparimit në zbatimin e Ligjit të Kosovës për të huajt