Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Vuçiq po mendon të ndajë çmimin Nobel me Thaçin”

Lideri i partisë opozitare, SRS, Vojisllav Sheshel, thotë se ideja e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për të nisur “dialog të brendshëm për Kosovën” është “budallallëk i pastër”.

“Unë s’merrem më me dialogun për Kosovën. Për çfarë duhet biseduar më, vërtetë”, ka thënë Shesheli për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai shtoi se Beogradi duhet të heq dorë nga negociatat e sponsoruara nga BE-ja “sepse ato po shkojnë në favor të shqiptarëve” kurse, sipas tij, “Rusia duhet të jetë fuqia mbrojtëse”, transmeton Koha.net.

“Nëse Vuçiqi po mendon se ai duhet të ndajë me (Hashim) Thaçin çmimin e tij Nobel për Paqe - duhet ta mendojë se çfarë mendon populli serb për të”, përfundoi Shesheli.