Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq për UNESCO: Pacolli bëri ‘hop’ para se të kërcejë

Deklaratës së ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli në Interaktiv, për anëtarësimin në UNESCO, i është përgjigjur presidenti serb, Aleksandar Vuciq, i cili ka thënë se ministri i jashtëm kosovar, ka bërë ‘hop’ para se të kërcejë.

“Nuk do të isha kaq i sigurt sikur të isha në vendin e tij. Më pëlqen kur njerëzit bëjnë ‘hop’ para se të kërcejnë, e si do të jetë në të vërtetë do ta shohim. Nuk janë në pyetje muskujt e shqiptarëve të Kosovës, por amerikanëve, anglezëve dhe të tjerëve. Ne me aq sa kemi mundësi do të luftojmë për shtetin tonë dhe do të provojmë të ruajmë popullin tonë në Kosovë”, ka thënë Vuçiq në New York.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pacolli në Interaktiv të KTV-së kishte shprehur bindjen se Kosova ka siguruar votat e mjaftueshme dhe se Serbia nuk do të arrijë të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.