Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq: Për Kosovën nuk negocion Blairi, por unë

Foto: Qeveria e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka hedhur poshtë raportimet se negociatat për Kosovën i zhvillon ish-kryeministri Britanik, Tony Blair.

Vuçiqi tha se nuk është dhënë asnjë cent që dikush të negociojë për problemin e Kosovës në vend të tij.

“Ai (Blairi) nuk negocion për asgjë, unë negocioj, dhe ky është vendim i dy palëve të pushtetit ekzekutiv – edhe i Qeverisë (së Serbisë) edhe i imi, që këtë ta pranoj si barrë dhe obligim. Emri im nuk është as Tony e as ndryshe, por Aleksandar”, tha Vuçiqi në Moskë për televizionin serb “Pink”, transmeton Koha.net.

Presidenti i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, ka thënë se ish-kryeministri britanik, Tony Blair, në emër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, po negocion për “demarkacionin” me Kosovën.