Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq paralajmëron dialog të brendshëm për Kosovën, “më të rëndësishëm se atë me shqiptarët”

Tashmë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar sot se do të nisë një dialog të brendshëm rreth çështjes së Kosovës (e Metohisë – siç ia shtojnë emërtimit të Republikës sonë zyrtarët serbë), i cili, siç ka thënë ai, ndoshta do të jetë më i rëndësishëm se ai që zhvillohet me shqiptarët, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.

Duke iu drejtuar deputetëve të Kuvendit të Serbisë pas betimit që bëri në cilësinë e presidentit, Vuçiq u shpreh se dëshiron përmirësimin e marrëdhënieve në rajon dhe paralajmëroi se do të ndërmarrë një ekspeditë në rajon “në kërkim të shansit të ri”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vuçiq u betua me këtë tekst:

“Betohem se të gjitha forcat e mia do t’ia kushtoj ruajtjes së sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Serbisë, përfshirë edhe Kosovën e Metohinë si pjesë përbërëse të saj, si dhe realizimit të të drejtave e lirive njerëzore dhe të minoriteteve, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe të ligjeve, ruajtjes së paqes dhe të mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Republikës së Serbisë dhe se me ndërgjegje e përgjegjësi do të përmbushi të gjitha detyrimet e mia”.

Ai tha se, si president, planifikon të hapë shqyrtimin e ndryshimeve kushtetuese.