Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq në Washington për marrëdhëniet me Kosovën e Rusinë

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili gjendet në Washington, pret edhe bisedime për djegien e Ambasadës amerikane në Beograd dhe për rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi, transmeton Koha.net.

Ai ka paralajmëruar se në takimin e të hënës me zyrtarë amerikanë do të bisedojë për marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën si dhe për ato me Rusinë.

“Nga paralajmërimet e shoh se atyre do t’iu interesojnë raportet e Beogradit ndaj Prishtinës dhe ato ndaj Rusisë. Ne do të flasim për qëndrimet tona dhe do të përpiqemi të marrim përkrahjen për politikën e seriozitetit, përgjegjësisë dhe zgjidhjes së problemeve në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Vuçiq, përcjel aljazzera.

Ai ka paralajmëruar se do të bisedojë edhe për atë që ai e quan neutralitet ushtarak të Serbisë, për bashkëpunimin e forcave të armatosura serbe e amerikane si dhe për pjesëmarrjen e përbashkët të tyre në misionet ndërkombëtare me flamurin e KB-së.

Por kësaj, sipas tij, qëllimi është që të bisedohet edhe se si Serbia mund t’i ndihmojë vazhdimit të luftës kundër terrorizmit.

Edhe Vuçiqi pret befasi nga takimi i shtatorit në Washington Arbëri Vuçiqi pret befasi nga takimi i shtatorit në Washington

“Deri më tash kemi ndihmuar me municion, me sasi të konsiderueshme armatimesh e pajisjesh”, ka shtuar Vuçiq.

Më të rëndësishmin Vuçiq e ka cilësuar takimin e paralajmëruar me nënkryetarin amerikan Mike Pence.