Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se e di kush do të jetë përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, por vlerësoi se pavarësisht se kush është ky person, Berlini përmes Brukselit do të ketë fjalën kyçe për Kosovën.
Në një deklaratë për televizionin serb “Prva”, Vuçiqi tha se Serbinë e pret një periudhë që s’do të jetë e lehtë.
“Kur të emërohet përfaqësuesi, dhe mendoj se veç e di se kush do të jetë përfaqësues për dialogun e ndoshta edhe për Bosnje e Hercegovinë, ai do të jetë dikush me mbështetje të madhe dhe ndikim të madh në Berlin. Pavarësisht se kush është ai person, Berlini përmes Brukselit do ta ketë fjalën kyçe, që për ne s’është e lehtë dhe do të jetë shumë, shumë e vështirë”, tha Vuçiqi, transmeton Koha.net.
Për përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, i cili këtë javë vizitoi Kosovën dhe Serbinë, Vuçiqi tha se është “njeri i mirë që i kupton qëndrimet politike dhe nevojat serbe”, për dallim “nga ata që mendojnë se është normale dhe se çështja momentale është ajo se kur Serbia do ta njohë Kosovën e pavarur”.
I pyetur nëse ka marrë informacione nga Borreli se kur do të formohet qeveria e re në Kosovë, Vuçiqi tha se “këtë s’e di as Zoti, e lëre më Borrelli”.
-
Vuçiq pret “bisedime të vështira” të enjten me Kurtin në Bruksel
-
Borrell njofton ministrat e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi
-
Vuçiq: Situata e Serbisë është komplikuar më tej me deklaratat e fundit të Putinit
-
Vuçiq shpreson në arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën
-
Vuçiqi thërret Kurtin të mos niset në Bruksel nëse mendon të flasë për njohje