Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia është e gatshme të bisedojë për një kompromis për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Sipas tij, Serbia është po ashtu e gatshme të pranojnë çdo marrëveshje kompromisi, por “poshtërimin e popullit dhe rrënimin e shtetit nuk mund ta pranojë”, raporton FoNet.
Këto komente, Vuçiq i bëri pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan, ndihmëssekretarin e shtetit, Wess Mitchell, transmeton Koha.net.
“Çdo kompromis është i rëndë, por këtë duhet ta pranojë edhe pala e dytë edhe e tretë”, tha Vuçiq në konferencën për media pas takimit me zyrtarin amerikan, dhe shtoi se Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet e dala nga marrëveshja e Brukselit por se, sipas tij, Kosova nuk po u përmbahet marrëveshjeve dhe, “sipas të gjitha gjasave, as nuk do t’u përmbahet”.
-
Vuçiq: Serbia e gatshme për zgjidhje kompromisi, por jo për poshtërim
-
Vuçeviq: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën
-
Vuçiq-Lajçakut: Serbia e gatshme t’i respektojë nënshkrimet dhe dakordimet
-
Vuçiqi e pranon se pa marrëveshje me Kosovën s’ka integrim të Serbisë në Evropë
-
Vuçiq: Edhe SHBA-ja po ta kërkojë, ne nuk e largojmë Odaloviqin